Rozë

Grimi i ka bërë nga burra në gra, e gjeni dot se cilët janë këta aktorë shqiptarë?

Në shikim të parë duken sikur të jenë gra, pasi makijazhi profesional i ka transformuar totalisht.

Por nëse i shikoni më mirë do ta qëlloni menjëherë se kush janë në të vërtetë. Bëhet fjalë për aktorët e mirënjohur kosovarë Vedat Bajrami e Osman Azemi.

Fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Facebook, Vedat Bajrami, teksa kanë marrë pëlqime të shumta dhe komente pozitive për dukjen e tyre. Vedati dhe Osmani njihen për shumë role humoristike dhe janë ndër aktorët më të dashur për publikun kosovar.

Në fotografinë e tyre të fundit nuk janë dhënë detaje nëse dyshja po përgatit diçka për fundvit, kjo pritet të mbetet befasi për fansat. Deri atëherë ju duhet të prisni.

MË TË LEXUARAT

To Top