Rozë

Ana i bën mesazh Olsës së ”Përputhen” pasi Arjoni tha se ka bërë s*ks me të: Të falendroj nga zemra ty se ke bërë shumë për mua

Olsa Muhameti ishte e ftuar sot në emisionin “N’Kosovë show”, ku rrëfeu më shumë për “Përputhen”, raportin që ka me konkurrentët dhe ngjarjet e fundit, siç është ajo mes Arjonit dhe Anës.

Olsa u shpreh se e ka shumë të vështirë të marrë një vendim për ta pasi kanë t hyer rregullin kryesor të programit, por nga ana tjetër nuk dëshiron t’i penalizojë për një pasion që patën me njëri-tjetrin.

Gjatë emisionit, Olsa mori një videomesazh surprizë nga Ana, mesazh i cili e emocionoi. “Përshëndetje Olsa, kur mu kërkua të bëj një videomesazh për ty pranova pa hezituar. E para sepse ti je një autore shumë e mirë dhe e dyta femër shumë e fortë.

Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës për mundësinë që më dhe për t’u bërë pjesë e “Përputhen”, për të gjithë këshillat, të bërtiturat, për gjithçka që je ti sepse nëse ti nuk do të ishe kështu siç je, më beso ai program nuk do të funksiononte. Faleminderit shumë, të dua shumë dhe më fal për të gjitha herët që të kam mërzitur”, u shpreh Ana ndërsa Olsa tha se teksa dëgjonte videomesazhin iu rrënqeth mishi.

MË TË LEXUARAT

To Top