Në puntatën e emisionit “Tetë a tetë”, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është shfaqur e veshur me një fustan jeshil, me një kryq të vendosur në qafë.
Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat. Një ndër ndjekësit i ka shkruar se kryqi është simbol i Serbisë.
“Hajt me hajër kryqi i Serbisë t’koftë”, i ka shkruar ai. Adelina nuk ia ka përtuar një përgjigje, duke shkruar se kryqi është dhe i Nënë Terezës.
“Kryqi i Nënë Terezës. Patriotizëm shit kur ta kthesh mbiemrin shqip”, i ka replikuar ajo.