Ushqime

Ideale për këto ditë festash! Kjo është receta për të bërë ravaninë më të mirë, me miell mistri: Do lëpini gishtat

Ravania me niseshte misri është një ëmbëlsirë fantastike, e cila përgatitet shumë lehtë në shtëpi.

Sweet Semolina Cake - Ravani Recipe | Akis Petretzikis

Mund të përgatitet me sherbet, por mund të konsumohet edhe pa sherbet, ndërsa mund të shoqërohet me fruta të freskëta apo fruta të thata, akullore, arra e bajame, reçelra të ndryshëm etj.

Përbërësit për tavë katrore 24 x 24 ose të rrumbullakët me diametër 26/28cm:

● 3 vezë në temperaturë ambienti

● 150 g gjalpë i butë në temperature ambienti (si krem)

● 150 g niseshte misri

● 150 g niseshte patatesh

● 120 ml qumësht në temperature ambienti

● 300 g sheqer

Përgatitja: Ndezim furrën në 150 gradë. Në robot rra him vezët me sheqerin dhe gjalpin për 20 minuta, me shpejtësi maksimale.

Pastaj, ulim shpejtësinë e robotit dhe shtojmë herë niseshte dhe herë qumësht derisa t’i kemi hedhur të gjitha.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Ravani me sherbet: embelsire tradicionale shqiptare - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top