Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Gashi sot mori epitetin nënë. Mediat rozë raportojnë se këngëtarja ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë, të gjinisë mashkullore në repartin e Gjinekologjisë në QKUK.
Shkurta gjithmonë është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private, e si duket edhe kësaj radhe ajo ka vendosur që mos të bëjë publike shtatzëninë e saj.
“Jeten Tende” titullohet projekti i fundit i Shkurtës të cilin e publikoi vitin e kaluar në bashkëpunim me Brunon.