Gara është bërë më e fortë dhe disa nga konkurrentet kanë pasur nga dy takime me Saimirin duke krijuar më shumë afrimitet me të.
Suela ka qenë sërish e zgjedhura e 33-vjeçarit për një takim të gjatë privat, teksa kanë kaluar ditën bashkë. Ata kanë bërë një shëtitje në mal ku kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë mes tyre.
Dyshja ka diskutuar edhe për xhelozinë, teksa Suela e ka shprehur qartë se nuk i pëlqen që Saimirin puth njëherë njërën dhe njëherë një vajzë tjetër.
Suela: Tani më solle këtu. Po herën tjetër çfarë do të bësh? Gjej një ishull ti dhe ikim ne.
Saimiri: Po bëj të kundërtën, nga liqeni në mal. Profile të ndryshme më shkruanin të lutem takohu me Suelën. Thoja me vete sa adresa fa lse paska hapur kjo
Suela: Ti si mendon? Shkojmë ne? Saimiri: Nga pamja e jashtme sigurisht që shkojmë. Nga brenda akoma s’kam arritur të kuptoj.
Suela: E di unë që do jesh i imi deri në fund, le të kënaqen edhe gocat pak. Kështu e mendoj unë. Ma ndjen zemra.
Saimiri: Se mos na dehesh me ujë sot?
Suela: Më bëre një pyetje kur ishim në takimin e parë, më the që do të të marr në Gjermani. Si e mendon ti veten tënde pas ca kohësh.