Puthja e Saimirit me Suelën, ngjalli shumë debate në puntatën e së hënës. Silvana, e cila ishte e para që mori puthje nga Saimiri, u shpreh e zhgënjyer që 33-vjeçari nuk e vlerëson puthjen dhe e konsideron si diçka sipërfaqësore.
“Kisha shumë gjëra për të thënë por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhashë shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëqeu fare”, tha Silvana për “Daily Love Story”.
Më tej ajo shtoi se pas mënyrës se si Saimiri e përshkroi puthjen, ajo nuk do ta puthë më. “Unë do ta puth sërish kur të jem shumë e sigurt. Kur ta shoh që edhe ai është shumë i sigurt për puthjen. Ashtu si e përshkroi ai, puthje nga unë nuk do të ketë më”, u shpreh Silvana.