Shkurte Gashi është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të preferuara për të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.
Para pak ditësh këngëtarja gëzoi emrin nënë për herë të parë, ku disa të afërm të këngëtares kanë organizuar një festë për lindjen e djalit të saj.
Një prej miqve të saj ka ndarë një foto të pamjes së festës në rrjetet sociale, duke zbuluar gjithashtu edhe emrin e djalit të këngëtares.
“ Mirë se erdhe Mal”, shkruhej në postimin e bërë. Ndërkohë këngëtarja ka vendosur të qëndrojë e heshtur, duke e mbajtur në privatësi të plotë jetën e saj personale.