Rozë

Qan në emision 20-vjeçarja shqiptare: S’doja veten time, nuk më afrohej njeri se mendonin se infektoheshin

20 vjeçarja Viola Sylejmani prej 15 vitesh bashkëjeton me vitiligon, sëmundjen që të zbardh lëkurën dhe ta lë me pulla.

Viola Sylejmani – Gazeta Koha Jone

E ftuar në “Ftesë në 5”, e reja ka treguar se fillimi i pranimit të kësaj sëmundjeje ka qenë shumë e vështirë për të, pasi shumë persona e paragjykonin.

Ajo u përlot kur tregoi se kur shkonte në plazh, dëgjonte nënat e shoqeve të saj që u thonin fëmijëve të tyre, të mos i afroheshin Violës sepse mund t’ua ngjiste. Me lot në sy, 20-vjeçarja tregon se shumë herë i lyente shenjat në trup me make-up dhe se për shumë vite me radhë nuk e ka dashur veten e saj.

“Fillimi ka qenë shumë i vështirë. Që prej fëmijërisë jam paragjykuar nga moshatarët kur më shihnin njollat e bardha në trup. Kur shkonim në plazh, atëherë si çdo fëmijë që do të krijojë shoqëri iu afrohesha fëmijëve dhe dëgjoja nënat që nuk i lejonin të më afroheshin, sepse kishin merak se ngjitej.

Gjatë moshës 16 vjeçare, në momentin kur nisa punën time të parë, u detyrova të mbuloja me “make up” shenjat në këmbë dhe në duar, për të shmangur vështrimet dhe reagimet paragjykuese të njerëzve. Për vite me radhë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar veten siç është,”- tregoi Viola ndër të tjera, duke shtuar se tashmë e ka pranuar veten siç është.

Ftesë në 5, Një jetë me vitiligon, Viola e përlotur: E dua trupin tim, 22 Dhjetor 2020, Pjesa 2 - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top