Zonja e Parë e SHBA nuk dukej gjëkundi sot në fotot familjare të Krishtlindjes të bijës së Donald Trump, Ivanka, e cila buzëqeshte pranë të atit, President në ikje, bashkëshortit Jared Kushner dhe tre fëmijëve të tyre.
39-vjecarja shpërndau fotot e bëra në Shtëpinë e Bardhë për 7.5 milionë ndjekësit e saj në rrjetin Instagram të cilët thonin se ishin të lumtur të shihnin “Familjen Donald” në frymë festive.
Shumë e përfolur ishte mungesa e 50-vjeçares Melania, edhe pse disa nga komentuesit thonin se mund të ketë qenë në rolin e fotografes.
Por nëse ishte vërtet një ‘lënie jashtë’, Melania duket se ia ktheu boxhin me fotot e postuara në disa nga llogaritë e saj, ku shihej e ulur pranë pemës gjigande të Krishtlindjes me telefonin në dorë.
Ajo u thoshte fansave se ishte duke “gjurmuar Santa Claus” – sio një nga traditat e saj të preferaura të Krishtlindjes.
Mediat kane raportuar me heret se kur Melania Trump i referohet thjeshtrës së saj Ivanka dhe të shoqit të saj Jared Kushner ajo thjesht përmendte ‘gjarp ërinjtë’, sic ka thene një ish-këshilltare e Zonjës së Parë, duke ilustruar natyrën egoiste të çiftit.
Stephanie Winston Wolkoff – ish-mikeshë e ngushtë e zonjës Trump – ka përsëritur pretendimet e saj në rrjetin amerikan Daily Beast, ku gjithashtu sulmonte të gjithë familjen Trump duke thënë se “i shërbejnë vetëm vetes”.
Wolkoff ndaj Melania Trump edhe pse më parë ka qenë shumë e afërt me bashkëshorten e presidentit Donald Trump.
Winston Wolkoff madje publikoi një libër mbi historinë e tyre, të quajtur ‘Melania and Me’ (Melania dhe unë) kur punonte si ndihmëse e saj në administratën Trump. Melania Trump i ka refuzuar pretendimet e librit të Wolkoff duke i quajtur “thashetheme të kota për të shtrembëruar karakterin tim”.