Leximi

Gjyshja që do i kaloj festat e vetme merr me qindra kartolina nga e gjithë bota, i ngrohën zemrën

Një stërgjyshe është për mby tur me më shumë se 1.000 kartolina të Krishtlindjeve nga e gjithë bota, një përvojë që ajo thotë se i ka rikthyer besimin tek njerëzillëku, tek humanizmi.

Pasi një apel në internet u postua në fund të këtij tetori, Nancy filloi të merrte nga 50 karta në ditë, përfshirë edhe nga nxënës të shkollës në Portugali, të cilët vizatuan fotografi për të.

Mbesa e Nancy, 44-vjeçarja Leo Sheppard e postoi thirrjen, duke pritur të merrte rreth 40 karta nga fqinjët në Fife, Skoci aty ku jeton familja. Mirëpo tani kartolinat po vijnë nga India dhe Shtetet, nga Kanadaja dhe Australia dhe Italia dhe Spanja.

Nëna e shtatë fëmijëve, Nancy, e cila ka 17 nipër e mbesa, 46 stërnipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër e mbesa, ka marrë gjithashtu çokollata, lule dhe ornamente për Krishtlindje me urimet më të mira. Ajo tha, “janë kartolina të mrekullueshme dhe nga e gjithë bota. Nuk e prisja atë. ”

MË TË LEXUARAT

To Top