Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishte nëna e një prej konkurrenteve më të komentuara të këtij sezoni, Sindit.
Zonja Enkeleda tregon se si e ka përjetuar dëshirën e Sindit për të qenë pjesë e “Për’puthen”.
Zonja Enkeleda: Sindi kishte një pauzë në jetën e vet, sepse universiteti bëhej online dhe duke parë tha a të aplikoj tek “Përputhen”? I thamë dhe babit dhe tha “po mirë çfarë emisioni është”, dhe i tha “po ti babi e ndjen se do e përballosh”. “Babi s’të ka pas asnjëherë merak, do e përballosh, nëse ke dëshirë të shkosh shko”.
Për hir të vërtetës, Shqipëria, jemi familje patriarkale, ndikohemi shumë. Ne si familje ndikohemi. Sindi e përballoi më tepër se ç’duhet, pati një rënie drastike në peshë, ne e mbështetëm shumë.
Cili ka qenë një koment që të ka lënduar?
Që Sindi gjykohet se nuk ka pasur marrëdhënie me një djalë, nuk arrij dot ta kuptoj, është thjesht 22 vjeçe dhe nuk ka gjetur njeriun e duhur. Çfarë ka këtu për të thënë që nuk di çfarë të flas me një të vi rgjër.