Një çift i lumtur që u martuan bashkë kur ajo ishte 51-vjeç dhe ai vetëm 17, festojnë së shpejti 18-vjetorin e martesës.
Martesa e tyre zgjati edhe pse shumë nga familjarët dhe miqtë e tyre ishin të sigurt se do të ndodhte e kundërta.
Adoleshenti Jay Barham dhe 51-vjeçarja Linda, nënë e dy fëmijëve e divorcuar, ranë në dashuri në vitin 2000 në Hardcourt, Essex edhe pse kanë 31 vite diferencë mes tyre.
Linda, e cila ka një djalë sa mosha e bashkëshortit të saj, po i jepte mësime për drejtimin makinës në momentin që dyshja ndanë me njëri-tjetrin një puthje spontane. Një vit më vonë ata u martuan pas një romance e cila tron diti shumë prej të afërmve dhe miqve të tyre.
Pas 18 vitesh martesë, Jay është 36-vjeç ndërsa bashkëshortja e tij Linda është 69-vjeç dhe të dy deklarojnë që janë më të lumtur se kurrë.