Rozë

Këngëtari Kujtim Prodani shtrohet në spital pasi u infektua me Covid-19, prek me fjalët: O flamë sa të afërm më ke marrë





Këngëtari i muzikës së lehtë Kujtim Prodani është infektuar me Covid 19, dhe ndodhet i shtruar në spitalin Covid 2 në Tiranë.

KUJTIM PRODANI - "Beqaria" - YouTube

Lajmin e bën të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se Covid i ka marrë shumë miq dhe të afërm në këtë vit që po lëmë pas, ndërsa gjendja e tij duket që për momentin të jetë e stabilizuar.

“Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”)”, shkruan Prodani.

Prodani është 57-vjeç, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese që të kenë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij, ku është dashur dhe shtrimi në spital.





MË TË LEXUARAT

To Top