Këngëtari i njohur Stefi Prifti, ka folur mbrëmjen e djeshme për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina Prifti, 5 vite më parë.
Ai ka thënë se edhe pse kanë kaluar 5 vite, nuk mund ta harrojë bashkëshorten. “E kam vuajtur. Vazhdoj ta vuaj. Ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën”, tha ai ndër të tjera, ndërsa shtoi se më e vështirë ikja e bashkëshortes ka qenë për vajzat.
“Edhe unë kam kaluar një fatke qësi të madhe në jetë time, ku humba bashkëshorten para 5 vitesh”, – ka treguar Stefi. “ “Kanë kaluar 5 vite. Nuk e di. Ka qenë humbje e madhe. E kam vuajtur. Vazhdoj ta vuaj. Ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën. Për vajzat e mia ndoshta ka qënë më e vështirë. Është një gjë që nuk kthehet. Nuk bëhet më siç ka qenë. Dhe nuk harrohet kurrë!”, ka rrëfyer këngëtari i njohur në emisionin “E ardhmja është vajzë”.