Si asnjë herë tjetër, ky vit i ri nuk u prit me turma festive, të cilat janë ndaluar për shkak të pandemisë. Në asnjërin prej kryeqyteteve të mëdha të botës nuk do të ketë festime si ato që bëhen zakonisht.
Në Broadway të Nju Jorkut do të lëshohet si zakonisht topi i madh që shënon ndryshimin e viteve. Por në vend të qindra mijëra njerëzve që duhet të mblidheshin pranë njëri-tjetrit në sheshin Times Square, audienca ishte mjaft e vogël kësaj here.
Me më shumë se 1.7 milionë të v d ek ur dhe 82 milionë të infektuar në të gjithë globin, mbarimi i këtij viti mbetet si asnjë tjetër në kujtesën e njerëzve.