Teksa Viti i Ri 2021 ka mbërritur, rezultati i sondazhit “Personazhi i Vitit 2020”, midis 12 kandidaturave nga fusha të ndryshme të jetës në Shqipëri, është vulosur nga shqiptarët. Votuesit kanë shpallur një mbajtës dinjitoz të këtij titulli të sondazhit të publikuar më datën 23 dhjetor, ku mbi 36,434 qytetarë shqiptarë votuan personazhin e tyre të preferuar nga 12 emrat e përzgjedhur nga redaksia e JOQ ALBANIA. Protagonistë në ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur përgjatë këtyre 12 muajve, duke dhënë kontributin e tyre, secili sipas fushës që mbulon.
Shqiptarët kanë vendosur që titullin “Personazhi i Vitit 2020” e meriton plotësisht imami dhe bamirësi i mirënjohur, Elvis Naçi, njeriu i cili me punën e tij të palodhshme u ka qëndruar pranë shqiptarëve të varfër, duke fituar admirimin dhe respektin e tyre. Ky i fundit është votuar nga rreth 10,000 shqiptarë. Përmes fondacionit të bamirësisë “FIRDEUS” që ai drejton, i është mirë-besuar “RINDËRTIMI I THUMANËS”, ndërtimi i 170 banesave të reja për banorët e fshatit të shkatërruar nga tërmeti ku mbizotëronin rrënojat.
Menjëherë pas tij, në vendin e dytë si më i votuari me mbi 7,300 vota, është zgjedhur Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, 25-vjeçarit që mbeti i plagosur nga efektivi i Policisë së Shtetit. Qazim Rasha bëri veprimin e pashembullt, duke dhuruar për bamirësi të gjitha paratë që i ofroi qeveria dhe personazhet publikë.
Ndërsa i treti, me mbi 7,200 vota, renditet Marin Mema. Gazetari më i njohur dhe i respektuar i të gjitha trevave shqiptare, i cili nëpërmjet profesionit të tij të shenjtë, i ka dedikuar jetën njohjes së historisë së kombit shqiptar.
Renditja e plotë:
- Elvis Naçi
- Qazim Rasha
- Marin Mema
- Val Deçani
- Adman Abdullahu
- Xum Allushi
- Tritan Kalo
- Altin Goxhaj
- Haxhi Krasniqi
- Neritan Licaj
- Doruntina Miroci
- Aranita Brahaj