Lajme

Dëshmia/ Ishte i martuar, por kishte lidhje me dy motrat: Dyshoja se Zhaneta më la për një tjetër

Detaje të reja nga vr as ja e dy motrave në zonën e ‘Astirit’ që tronditi dje Tiranën.

Kristina Bardhi, 53 vjeç dhe Zhaneta Metanit, 45 vjeç u vr an ë dje me automatik nga 59-vjeçari Përparim Ademi dhe vazhdimi i lidhjes me një prej motrave duket se ka qenë motivi i kr imit të dyfishtë.

Poli cia në vendngjarje ka gjetur 26 gëzhoja kall ashn ikovi, ar më me të cilën autori kreu vr a sjen. Pas kr imit autori e la ar mën në apartament me karikator të zbrazur dhe u largua më këmbë.

Dy orë nga ngjarja ai u kap pranë shkollës ‘Vasil Shanto’ në Tiranë.

Përparim Ademi (Tela) ka shfaqur pendesë për kr imin e rëndë teksa ka pohuar në pol ici se ishte i lidhur me Zhanetën, por distancimi i saj dhe njohja me dikë tjetër duket se ka sjellë dhe v ra sjen.

59-vjeçari ka deklaruar se është i martuar, por njëkohësisht dhe kishte lidhje me 45-vjeçaren.

‘Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur.

Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qël lova. Jam pen duar për kri min’, ka deklaruar autori.

Poli cia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë për moska llëzim kr imi dhe një të afërm të autorit

MË TË LEXUARAT

To Top