Viti 2021 ka hyrë dhe parashikimet e bëra për këtë vit nga astrologu i njohur Nostradamus janë të fr iks hme. Disa ngjarje që kanë shënuar botën, thuhet se ishin parashikuar prej tij dhe kanë rezultuar të sakta.
Të tilla ngjarje si marrja e pushtetit nga Hitleri, Revolucioni Francez, krijimi i bombës atomike, v
rasja e Presidentit amerikan John Kennedy dhe s ulm et e 11 Shtatorit në Nju Jork thuhet se ishin paralajmëruar nga Nostradamusi që do të ndodhnin. Por cilat janë profecitë e tij për vitin 2021?
Sipas astrologut të shekullit të XVI, një shkencëtar rus do të krijojë një a rm ë biologjike dhe ky do të jetë një lajm i keq për njerëzimin. Sipas profecisë, kjo armë do të përmbajë virus dhe do t’i kthejë njerëzit në zombi.
Pas tërmeteve dhe përhapjes së virusit vitin që lamë pas, Nostradamusi ka parashikuar edhe se njerëzimi do të vuajë nga uria. Sipas kësaj profecie, bota do të përballet me një uri masive që nuk është parë kurrë më parë.
Dëmtime të mëdha do t’i shkaktohen planetit tonë gjatë vitit 2021, parashikon Nostradamusi, nga stuhi të mëdha diellore. Tërmetet janë një tjetër profeci e Nostradamusit, i cili në parashikimet e tij ka thënë se këtë vit SHBA do të g od it et nga një tërmet i fuqishëm. Specifikisht, Kalifornia do të jetë vendi që do të go di tet. Madje ka parashikuar edhe datën, 25 Nëntor 2021.