Leon Tolstoi shkruante: “Njerëzit u mbijetojnë tërmeteve, epidemive, tm.errit të sëmundjeve dhe gjithë to.rturave të shpirtit, por tr.agjedia më torturuese e të gjitha kohëve ka qenë, është dhe do të jetë tr.agjedia në dhomën e gjumit”.
Marquis de Luc de Clapiers, shekuj më parë pat thënë: “Objekti më i rëndë në botë është trupi i një gruaje, që nuk e dashuron më .
Praktikat se.ks uale që përcaktohen si “normale” ndryshojnë shumë në vende dhe kultura të ndryshme. Ne njohim shumë prej tyre. Por një studim në vitin 2001, i njoftuar në revistën “Se.xual and Relationship Therapy”, na thotë: “Me përjashtim të shumë pak vendeve, ne nuk e kemi idenë se çfarë bëjnë njerëzit në shtrat”.
Në Amerikë, 30 përqind e burrave dhe 28 përqind e grave thonë se nuk kanë bërë kurrë se.ks (të dëlirë), ose kanë bërë se.ks vetëm pak herë në vit.
Në Britani, një person mesatar, ka bërë 2,580 herë se.ks, me pesë partner të ndryshëm, gjatë gjithë jetës së tij, ose të saj. Në Indi, shumë çifte heqin dorë (abstenojnë) nga aktiviteti se.ksual, pas moshës pesëdhjetë vjeç, veçanërisht, kur gruaja bëhet gjyshe.
Llogaritet që 3 deri 4 përqind e meshkujve të botës dhe 2 përqind e femrave të botës, jetojnë si homos.ek sualë. Në mbretërinë shtazore, disa përqind e popullatës të rreth 450 specieve gjitare dhe shpendëve, angazhohen në aktivitete se.ksuale me seks të njëjtë.
Më së paku, 60 përqind e gjithë çifteve në botë janë martuar me shkuesi. Përqindja e divorcit në martesat me shkuesi, është një fraksion i asaj që haset në çiftet që martohen për arsye romantike. Sa është në Shqipëri?
Mund të duket një çudi, por prindërit dhe gjyshërit tanë, kanë bërë se .ks para martesës ashtu siç bëjmë ne dhe fëmijët tanë. Për këtë flet një studim i vitit 2007, i botuar në revistën “Public Health Reports”. Studimi konkludon: Të dhënat lidhur me se.ksin para martesës tek amerikanët, tregojnë se sot, amerikanët, bëjnë se.ks para martesës po aq sa bënin edhe në vitin 1950.
Prej grave që kanë lindur në vitin 1940, njëra në nëntë prej tyre, ka bërë se.ks para martesës. Sot, kjo shifër është e njëjta, por me disa ndryshime:
Lindjet jashtë martesës janë më të larta sot, nga gjysmë shekulli më parë. Kjo ndodh , pjesërisht, sepse sot nuk ekziston më stigma e fortë për nënat e vetme.
Sot, një djalë e një vajzë që bëjnë se.ks me njëri-tjetrin, mund të kenë patur shumë partnerë përpara se të martohen. Numri i këtyre të rinjve sot është shumë më i lartë se gjysmë shekulli më parë.