Kinematografia shqiptare sot është në zi. Aktori i njohur Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.
Po kush ishte Xhemil Tagani? Ai lindi në 6 shkurt të vitit 1945. U dallua per zerin e tij karakteristiik dhe interpretimin profesional te karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”.
Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe mbetet pjese e orga nikes se ketij institucioni derisa del ne pension. Ka interpretuar mjaft role te dyta dhe episodike. U shqua per aftesite e tije organike per te krijuar karaktere te mevetesishme, me se shumti te keqyrura nga anet komike e sarkastike te tyre, mbushur me vese , huqe, mangesi fizike e shpirterore apo me gazmend, hare e shpoti pa te keq.
Veti te tilla u vune re ne rolet qe luajti ne shfaqjet “Fytyra e dyte”, “Nen dritat e skenes”, “Duke u gdhire viti 145, “Monserrati”. “Komunistet”, “Shtepia me dy porta” e te tjera shfaqje. Për disa nga rolet e tij më të arrirë përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës” , Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gëdhirë.