Irini Qirjako ka shpjeguar situatën e sikletshme që ka përjetuar kur është komentuar për veshjen e një fustani që kishte të stampuar po*no sta ren greke në pjesën e parme të tij.
E ftuar në “E diell”, Qiriajo u pyet për këtë fustan të veshur gjatë klipit të këngës me titull “Nuse
moj sorkadhe” dhe tha se nuk dinte gjë se kush ishte vajza e stampuar.
Ajo shtoi më tej se fustanet i merr gjithmonë në Greqi. Konkretisht, ky fustan i kishte pëlqyer, e kishte marrë pa e ditur se cila ishte vajza në fjalë. kur ia kishin treguar, ishte shumë vonë, pasi klipi kishte dalë.
“Fustanet për këngët i marr gjithmonë në Greqi. E pashë fustanin, më pëlqeu, e mora dhe nuk më tha gjë njeri. Edhe kur bëra xhirimet asnjë nuk më tha, më vonë kuptova kush ishte,”- tregoi Qirjako duke qeshur.