Lajme

Shkon në 20 centimetra dëbora në këtë zonë të Shqipërisë: Bardhësi dhe mbarësi sjelltë për vitin 2021





Bora ka nisur gjatë natës në disa zona të Korçës duke arritur trashësinë nga 5-20 cm. Për këtë stinë është hera e parë që në këtë qark bie kaq borë ndërsa për ata pu shues që gjenden ende në Korçë ka sjellë një kënaqësi të veçantë.

Korça mbulohet nga dëbora, rruga për në Dardhë kalohet me zinxhirë, akset e tjera pa probleme – Dosja AL

Në Dardhë bora ka arritur trashësinë 20 cm ndërsa situata normale për stinën e rikthen atë në vëmendjen e destinacioneve më të bukura dimërore. Për shkak të borës që zbardhi Dardhën, të tjerë pushues u nisen drejt fshatit turistik.

Aktualisht rruga që çon drejt Dardhës është e kalueshme pa probleme ndërsa autoritetet tërheqin vëmendjen për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë.

5 cm borë kanë rënë edhe në Voskopojë e Qafën e Qarrit por në rrugë nuk janë shkaktuar probleme duke e bërë udhëtimin më të lehte.

Dëborë në Dardhë, zbardhet fshati malor - Top Channel





MË TË LEXUARAT

To Top