Lajme

Shpirti i saj e di sa vuajti! 25-vjeçari merr para me makinë, vajzën 4 vjeçe/ Pas disa xhiros me shpejtësi në fushën me dëborë dha shpirt, nëna rrëqeth: Se njoha dot ashtu si ishte bërë





Argëtimi i një të riu i kushtoi jetën një vajze katër vjeçe. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në Gera të Thuringia në Gjermani. I riu po bënte rrotullime me makinën e tij në një fushë të mbuluar nga dëbora dhe kjo që i kushtoi jetën vajzës vetëm 4 vjeçe.

Foto ngacmuese

Prindërit shkuan në fushën në Langenberg me vajzën dhe miqtë e tyre. E vogla është ulur dhe po mundohej të bënte një plak dëbore.
25-vjeçari teksa bënte xhiro me makinë, humbi papritur kontrollin dhe nuk mundi të bënte më asgjë. Ai mori para 4-vjeçaren dhe asgjë nuk mund të bëhej më për të.

Makina nuk mund të ndalej dhe e vogla humbi jetën nga lë ndimet e rënda. Nëna e saj tha mes lotësh se nuk mund ta njihnte më vajzën e saj ashtu si ishte bërë. Edhe pse mjekët dhe ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes menjëherë, asgjë nuk mund të bëhej për të.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është vënë një arush pellushi, lule dhe qirinj. Po ashtu u vendos është një tabelë e vogël ku shkruhej:
Engjëlli i vogël në parajsë qofsh përgjithmonë!”

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Korrekte.

Foto ngacmuese





MË TË LEXUARAT

To Top