Lajme

19-vjeçarja shqiptare humbi jetën para se i riu shqiptar t’i dhuronte veshkën/ Ai rrëqeth me fjalët, tregon bisedën e fundit me të





Valmir Aliçkaj nga Deçani, me lot në sy ka komentuar takimet që ka pasur me Nazlije Sherifin nga Mitrovica, të cilës kishte vendosur që të ja dhuronte veshkën.

Valmir Aliçkaj rrëfen se si vendosi që t'a dhurojë veshkën Nazlije Sherifit

I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai tha se Nazlija ka pasur shumë ëndrra, dhe se është krenarë që e ka njohur atë.

“Ajo e ka dashur shumë borën. Ka pasur shumë ëndrra, ka dashur t’i kthehet fakultetit e shoqërisë.Ka dashur shumë dëshirë që të vizitojë Deçanin.

Më ka thënë se si të kryhet op eracioni do ta vizitoj Deçanin”, tha ai. Ai ka thënë se fjalët e fundit që Nazlija janë se do të ja dilnin mbanë bashkë me të e me ndihmën e Zotit.

Përndryshe, Aliçkaj tha se ka qenë i vendosur për dhurimin e veshkës pa marrë parasysh se mjekët i kishin thënë se nuk do të ishte asnjëherë më njëjtë sa i përket gjendjes shëndetësore.





MË TË LEXUARAT

To Top