Rozë

Një tjetër vajzë i nxjerr bojën Saimirit, publikon mesazhet ku ai e fton në vilë: Po të shkruaj vetëm ty, më merr me kamera kur të jesh mirë….





Një ndër vajzat e e limi nuara nga “Love Story” është Kejda. Pas el iminimit, vajza nuk i kurseu thumbat ndaj Princit Modern.

Kejda tregon kush janë konkurrentet më të forta në garë për Saimirin - Tv Klan

Ajo tha se Saimiri nuk i duket i sinqertë dhe prandaj është treguar indiferente me të. Së fundmi, Kejda ka rrëfyer se Saimiri i ka shkruar në Snapchat. Ajo ka publikuar një bisedë në Instastory, ku shihen mesazhet e shkëmbyera.

“Mos i thuaj njeriu, po të shkruaj vetëm ty. Më merr në kamer kur të jesh vetëm”, janë disa nga mesazhet. Më pas Kejda ka sqaruar arsyen e publikimit të bisedës:

“Si fillim, më lejoni t’iu them që nuk dua vëmendje me këto që do them, sepse nëse do doja do i kisha publikuar natën që u largova. Së dyti, nuk do i bëja kurrë keq askujt pasi tashmë kam dal dhe nuk kam asnjë përfitim. Ndihem keq për faktin se dikush që rri 5 puntata rrjesht, të ikë dhe të mos e lejojnë të flasë në fund.

Ndihem keq që se me pafytyrësinë më të madhe të thotë tjetri në televizion që nuk kishte kimi, ndërkohë që ktej shkruante gjithë kohës. Flasim gjithmonë për barazi gjinore, por ku është?

Përveçse meshkujt dhe femrat nuk janë të barabartë, të drejtat e femrave po zbehen totalisht, duke pranuar dhe duke u bërë pjesë e një realiteti kaq të shëmtuar vetëm për pak vëmendje mediatike”, ka shkruar ajo mes të tjerash.





MË TË LEXUARAT

To Top