Takimi i Andit dhe Teas solli shumë komente, teksa në studio ngjalli debate të nxehta. Ndërkohë gjatë puntatës së djeshme, çifti simpatik, Andi dhe Tea u përballën me pyetjet e publikut.
Një ndër pyetjet ishte nëse ajo e pëlqen më Elvisin apo ka ndryshuar mendim pas deklaratës së Andit. Në përgjigjen e saj, ajo tha se ka ende një vlersim të madh për djalin e tatuazheve.
Fill pas kësaj, reagoi edhe Andi me Elvisin, ku ky fundit tha se Tea, edhe pse thotë që ka respekt për të, nuk i flet më sepse nuk e lejon Andi.