Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin Opinion ditën e sotme, deklaroi se kryeministri Edi Rama do të vizitojë të premten Athinën. Kjo vizitë e Ramës në Athinë vjen pas takimit të djeshm ‘kokë më kokë’ me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Lëvizjet e Ramës sa nga Ankaraja në Athinë, vijnë në një kohë kur Greqia ka deklaruar zgjerimin e ujrave territorial në Jon nga 6 në 12 milje.
Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Ramës, por logjikisht mund të lidhet drejtpërsëdrejt me çështjen e detit osa ndoshta është i shtyrë nga presidenti turk për të kryer rolin e përcjellësit të mesazhit.