Lajme

Lumi Bistrica del nga shtrati, ja çfarë po ndodh në Sarandë/ Makinat kanë mbetur në rrugë dhe….





Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa prob lematika në zona të ndryshme. Aksi rrugor Sarandë- Gjirokastër është b llokuar për shkak të motit të keq.

FOTO: Bistrica del nga shtrati, shkakton përmbytje në Finiq, rrëshqitje të  rrugëve në fshatrat përreth | Gazeta Dita

Për shkak të reshjeve të dendura, lumi Bistricë ka dalë nga shtrati duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinave në këtë aks si dhe ka shkaktuar probleme serioze tek fushat poshtë fshatit Metoq.

Rrëshqitja e dherave ka bll ok uar aksin në afërsi të Bistricës, drejt Qafë Muzinës. Bllokimi i rrugës ka shkaktuar radhë kilometrike mjetesh nga të dyja anët dhe pritet ndërhyrja e mjeteve të rënda për hapjen e aksit. Bashkia e Finiqit, në një njoftim për mediat dha detaje lidhur me situatën:

“Probleme nga moti i keq, me shira të rrë mbye r me përmbytje e madje edhe përmb ytje të banesave pati sot në disa fshatra të bashkisë Finiq. Në fshatin Jermë pati rrë shqitje të rrugës. Tek ura e madhe në fshatin Caush dhe Krabe lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone. Fshatrat Finiq, Clirim, u përmbytën nga kanali KK3. Përmb ytj e ka edhe në zonën industriale në Vrion”.





MË TË LEXUARAT

To Top