Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ngelen një nga çiftet më të dashura të show-bizit shqiptar. Dyshja numëron 13 vite bashk krah të njëri-tjetrit, dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve. Miriami, ishte e ftuar së fundmi në ‘E diell’ ku nuk ju shpëtoi dot disa pyetjeve pikante, Ndër të tjera, Edi Manushi e pyeti Miriamin për puthjen e parë.
Miriami tregoi se puthja ka ndodhur kur Albani e ftoi për një darkë. “Puthja e parë ka qenë në fillimet tona, kur më ftoi Albani për një darkë, kishim disa kohë që njiheshim. Aty domethënë ndodhi… se tani…”, tregoi Miriami ndërkohë që nuk e fshehu dot sikletin.
“Normalisht ishte Albani më i guximshëm që mori hapin, ishte më i vendosur”, shtoi këngëtarja.