Lajme

Monika Kryemadhi ankohet për Edi Ramën: Uji po merr para çdo gjë në Shqipëri, kurse Rama majë avionit po kërkon…





Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe. Ajo ironizoi vizitat e Ramës në Turqi dhe Greqi duke thënë se Shqipëria po përm by tet, ndërsa ai ka dalë xhiro për të kërkuar azil.

Monika Kryemadhi - Wikipedia

“Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. Në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha.

Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi nj izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve.” tha Kryemadhi.

Ndër të tjera në takimin ku ishte i pranishëm edhe profesor Petrit Bare, kryetarja e LSI komentoi edhe ligjin për arsimin e lartë, ndërsa u shpreh se atë nuk do e shkruajë as Monika Kryemadhi, as Basha por universitetet.

Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave





MË TË LEXUARAT

To Top