Pas dë mti mit të trashesë së rrugës në hyrjer të Borshit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë përdoruesit e mjeteve të shmangin aksin rrugor Qafë e Llogarasë-Sarandë.
“Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks”.
Sipas ARRSH, kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Ndërkohë, sipas gazetares së Ora News Anxhela Lushkaj, ka nisur lëvizja e mjeteve vetëm në një kah.
Kjo rrugë e bashkisë së Himarës, momentalisht është e pakalueshme nga mjetet e tonazhit të rëndë.
Nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor në Kom isar ia tin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbëjtjes së kësaj rruge.