Vajzat e larguara nga “Love Story” vazhdojnë të s ul mojnë Saimirin duke zbuluar biseda që kanë bërë me të. Së fundmi Silvana publikoi edhe disa prova ku tregonte bisedat e Saimirit me të dhe dy vajza të tjera, të cilat ai i fton në vilën e tij.
Pas Silvanës, Kejdës e vajzave të tjera, ka reaguar edhe Vivieni, e cila siç dihet u largua me debat nga “Love Story”
Vivien tregon se Saimiri i ka shkuar në palestër dhe i kanë parë bashkë. Ajo tregon se ashtu si vajzat e tjera, edhe atë e ka ftuar në vilë.
“Atëherë shoh që shumica e pyetjeve janë për Love Storyn! Unë e mbylla atë kapitull, por meqë po këmbëngulni po jap edhe unë mendimin tim! Unë jam shumë e sigurt që çdo gjë e treguar nga Silvana, Kejda etj është 100% e vërtetë sepse edhe me mua ka folur ‘princi’. Edhe mua më ka ftuar tek vila dhe unë e refuzova. Më erdhi në palesër dhe për këtë fakt janë dëshmitarë shumë njerëz që na panë”, shkruan Vivien.