Visar Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës ishte vi kt i ma më e re e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Albeu.com mëson se i riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku edhe ndërroi jetë pasditën e datës 7 janar.
Mësohet se i riu kishte sëmundje të tjera shoqëruese, ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes në spital. Burime bëjnë me dije se i riu ishte në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri me familje, por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, më datë 7 janar.