Një vajzë 17-vjeçare dhe foshnja e saj dy muajshe nuk dihet se ku janë prej disa ditësh. Celine T. jetonte me foshnjen e saj në një institucion të kujdesit.
E reja është larguar pa lënë asnjë gjurmë pas. Ajo jetonte në rrethin Duisburg-Homberg, në Gjermani. Zëdhënësi i pol ic isë Stefan Hausch 58 vjeç tha se janë të shqetësuar se në çfarë gjendja është foshnja.
E ditur bëhet se janë kontaktuar të gjithë miqtë e të resë, por asnjë gjë nuk është zbuluar. Fotot e 17-vjeçares dhe foshnjes së saj janë shpërndarë kudo, por ende nuk ka asnjë informacion.
Vajza është 1.60 centimetra e gjatë, flokët i ka të gjatë dhe të errët dhe sy blu.
Burimi: Bild/ Marrë nga Revista Ora.