Këngëtarja Nora Istrefi i ka kushtuar një shkrim prekës ish-vjehrrës së saj, Teutës, e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi në InstaStory, Nora ka thënë se ajo ka qenë gjithmonë shoqja e saj dhe se e ka dashur.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushoj e qetë në paqe”, ka shkruar Nora. Ndryshe, lajmin për vd ekj en e Teuta Berishës e ka konfirmuar edhe këngëtari Robert Berisha përmes një postimi në “Instagram”.
“Pusho e qetë mami jem..per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, ka shkruar ai.
Roberti në vitin 2019 kishte thënë se nëse do t’i dedikonte një këngë dikujt do të ishte nëna e tij, e cila disa vite më parë kishte mundur një sëmundje të rëndë.