Rozë

Bora Zemani e pranon hapur fare se është e lidhur me një nga binjakët shqiptar: Po Donaldi është i dashuri im





Siç tashmë të gjithë e dimë, moderatorja Bora Zemani po jeton një histori të bukur dashurie me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Gjithashtu, këngëtarja Jonida Maliqi është në një romancë të bukur me vëllain tjetër binjak, Romeon.

Bora Zemani luan “treshe” me binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, ish-bashkëshorti deklaron se ende s'e ka zëvendësuar

Ata janë kthyer në çiftet më të dashur e të komentuar të shobiz-it, të cilët ndiqen me kuriozitet të madh nga fansat. Si dy “kunata” ende jo zyrtare, Bora dhe Jonida shkojnë mjaft mirë me njëra-tjetrën.

Mirëpo, teksa ishte e ftuar në puntatën e fundit të “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, Borës iu kërkua të bëjë një zgjedhje të vështirë.

Në afterparty-n e emisionit, Bora u vendos përballë pyetjes “Jonida Maliqi apo Romeo Veshaj”, mes të cilëve duhet të bënte një zgjedhje.

E vendosur në siklet dhe pasi tregoi se kjo ishte një pyetje e vështirë, Bora e mori më në fund vendimin e saj dhe u përgjigj duke lënë të kuptohet se s’mund t’i ndante dot. ‘Janë dy dashuri të ndryshme”- tha ajo dhe sigurisht që përgjigjia iu pranua.

Gjithashtu, moderatorja nuk i shpëtoi pyetjes ku duhet të plotësonte fjalinë “Donaldi për mua është …”

“I dashuri im”- u përgjigj Bora pa shumë hezitim, pasi prej kohësh ata nuk e fshehin aspak ndjenjën e tyre të bukur nga sytë e publikut.

Donald Veshaj dhe Bora Zemani nuk ndalin së shprehuri dashurinë edhe në rrjetet sociale - Balkanweb.com - News24

Kë zgjedh Bora Zemani mes Jonidës dhe Romeos?!





MË TË LEXUARAT

To Top