Pas takimit të Melisës me Elvisin, erdhi dhe reagimi i Mevlanit, i cili pasi pa lëvizjet e dyshes në takim i tha bukuroshes flokëkuqe se është një zero.
Mirëpo si duket, pas kësaj deklarate, ‘arushi’ ka ndërruar mendim dhe është penduar për fjalët që i tha Melisës. Gjatë putanës së djeshme, Mevlani ka deklaruar se nuk duhet ta kishte hedhur poshtë Melisën, ndërsa i kërkoi edhe falje publike.
Mevlani:
Melisa është vajza e vetme këtu që nuk duhet ta kisha hedhur poshtë për asnjë lloj gjëje. Hyrja e Ledjanës nuk ka qenë motiv që unë të ofendoj Melisën, ai ka qenë debat e sipër dhe unë e thashë fjalën. Mund t’i kërkoj dhe falje, nuk është problem, sepse kam respekt si person. Ndërkohë pas këtij gjesti, Melisa është ngritur dhe ka përqafuar Mevlanin.