Leximi

Historia! E rrethuar nga varfëria ,vajza 14-vjeçare qep këpucë gjithë natën për të siguruar bukën





Një vajzë e quajtur Eriselda, ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfeu se është rritur gjatë gjithë jetës me varfëri dhe ka punuar që në moshë 11 vjeç. Ajo së bashku me të ëmën dhe motrat më të vogla qepin këpucë në shtëpi vetëm për 240 lekë të vjetra.

Eriselda: Që në 11 vjeç kam vazhduar të qep këpucë në shtëpi që vazhdoj e bëj e sot.

Ardit Gjebrea: Si i qep?

Eriselda: Me gjilpërë. Gishtat e mi të shpuar nga gjilpëra. Mami kur erdhëm në Bathorë u punësua në një fabrikë këpucës për gati 5 vite, pastaj ishte shtatzënë me motrën e vogël. Motra e vogël është bërë 2 vjeç dhe mami donte të niste sërish punë në fabrikë por nuk e pranuan për shkak të pandemisë. Mami filloi të qante sepse pa punë. Qepim këpucë në shtëpi, unë mami dhe dy motrat.

Ardit Gjebrea: Sa kushton të qepësh një palë këpucë?

Eriselda: 240 lekë t vjetra.

Ardit Gjebrea: Si ia bën për të mësuar?

Eriselda: Për të mësuar nuk kam shumë kohë, por maksimumi 1 orë.

Ardit Gjebrea: Po ti je dhe nxënëse e mirë. Pra ti shkon në shkollë, mëson, qep këpucë, sa orë fle?

Eriselda: Varet, nëse kemi shumë këpucë duhet të punojmë gjithë natën që t’i dorëzojmë.

Ardit Gjebrea: Sa këpucë mund të bëni?

Eriselda: Unë bëj 13 palë, bashkë me mamin dhe motrat deri në 30 palë. Gjatë karantinës kemi mbledhur bimë mjekësore që i kemi shitur 400 lekë të vjetra kilen.

Eriselda shprehet se nuk ka kohë të studiuar dhe do dëshironte shumë të kishte. Ajo tregon se e ka thirrur mamin e saj sot sepse shumë njerëz e lëndojnë kur i thonë që ke 4 vajza dhe një ditë ato do ikin dhe do ngelesh vetëm. Ajo mërzitet dhe qan, por Eriselda dëshiron t’i thotë që ka 4 vajza dhe kurrë nuk do e lënë atë vetëm. /tvklan.al





MË TË LEXUARAT

To Top