Që nga dita e parë e transmetimit në ekranin e Top Channel, emisioni “Për’puthen” ka thyer çdo rekord të mundshëm shikueshmërie.
Dhe sigurisht edhe “Përputhen Prime” ka nisur me rekorde absolute të audiencës. Dje, në emision mungon Andi. Lajmi e dha fillimisht Bora Zemani, sipas së cilës, Andi është i sëmurë dhe nuk mund të marrë pjesë për pak kohë.
“Andi vazhdon të mos jetë në program për shkak të një problemi shëndetësor. Shpresoj ta kalojë sa më shpejt këtë problem dhe që të rikthehet”, deklaroi Bora Zemani.