Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Sindit dhe Muratit, i riu nga Turqia që iu bashkua emisionit vetëm pak ditë më parë.
Gjithçka shkoi shumë mirë në takimin e tyre, mirëpo Murati deklaroi se i pëlqen më shumë Melisa. Ai u pyet se cila nga vajzat e tërheq më shumë fizikisht dhe nuk hezitoi të thoshte emrin e saj.