Rozë

Vetëm dy muaj martesë kishin, këngëtari shqiptar është ndarë nga gruaja/ Dyshohet se ajo e ka tradhëtuar





S4MM i ka dhënë fund martesës me ish-partneren e tij, Filis Ismaili. Dyshimet nisën pasi ata të dy nisën të mos e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

S4MM dhe gruaja e tij nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram - Sinjali

Gjithashtu fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis. Ndërsa kjo e fundit i mbante ende në profilin e saj, derisa një ditë vendosi të bënte të njëjtën gjë si reperi.

Ndërkohë lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi edhe “Telegrafi.com” nga burime pranë çiftit. Motivet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por u dyshua se Filis e kishte tradhtuar S4MM, për shkak të një statusi që ai bëri në rrjete sociale.

Reperi shkroi ditën e djeshme në Instagram: “Tradhtare” shoqëruar me figurën e një shtrige dhe të gjithë menduan se këto fjalë ai ja drejtonte ish-partneres. Mirëpo reperi i ka qartësuar të gjithë, duke treguar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.

“Tradhtare është emri i këngës së re”, ka shkruar reperi dhe deklaratën e tij e ka rrethuar me një ngjyrë të kuqe, që ta merrnin vesh të gjithë.

Martohet S4MM, pamje nga dasma në Belgjikë (Video)




MË TË LEXUARAT

To Top