Vendi ynë është përfshirë nga mot i keq prej disa ditësh, duke sjellë reshje të shumta dëbore në veri të vendit.
Valbona është e mbuluar nga dëbora duke u bërë kështu edhe një atraksion turistik pavarësisht temperaturave të ulëta dhe situates së rënduar të pandemisë që kufizon lëvizjet.
Siç shihet në video pamjet nga Valbona janë magjike. ‘Turistët’ shqiptarë kanë shkuar dhe po shijojnë flokët e bardha të dëborës.