Lajme

Pas dy muajsh në spital në Turqi shërohet vogëlushja shqiptare, babai i saj: Falenderoj Allahun dhe shqiptarët





Ishte dërguar për shërim në Turqi, shërohet vogëlushja nga Mitrovica. Vogëlushja mitrovicase, Orgesa Xhaka është kthyer në shtëpinë e saj shëndosh e mirë.

Orgesa Xhaka niset drejt Turqisë për të gjetur shërim - Kids of Kosova

Ajo u kthye pas dy muaj e gjysëm, meqë ndodhej për shërim në Turqi, ku shkoi falë ndihmave financiare nga njerëzit vullnetmirë, raporton Mitropol.

Ky është postimi i Arian Xhakës, babait të saj:

Orgesa vjen ne shtepi… Falemnderimi i takon Allahut,Orgesa pas dy muaj e gjysëm kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.Pas ope rimit të saj dhe rezultateve të analizave që rezultuan mirë Orgesa u bashku sot me ne..Faleminderit stafit mjeksorë në krye Prof.Dr.Servet Erdal Adil dhe Prof.Dr.Zeynep Atay për punën e tyre të palodhshme dhe kujdesin ndaj vajzë sonë Orgesës.

Shprehi dëshirën të falemnderoj të gjithë ata që nga dita e parë më janë gjendur pran familjarë ,farefis,shoqëri dhe ju bamirës.U pafshim veq për ditë të mira(A.Xhaka)






MË TË LEXUARAT

To Top