Leximi

Do mbeteni pa fjalë nga këto pamje si në përralla/ Kina ndërton një qytet i gjithë prej akulli





Festivali i 37-të Ndërkombëtar i Skulpturave nga Akulli dhe Dëbora në Harbin, në Kinë është hapur për vizitorët, duke shfaqur kulla të ngrira, pallate dhe kështjella.

Festivali në Harbin, një qytet në provincën veri-lindore të Kinës, Heilongjiang, është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij.

Ajo përmban struktura të larta akulli dhe dëbore dhe do të presë aktivitete si udhëtim me sajë, hokej mbi akull, futboll mbi akull, patinazh i shpejtë dhe gara të skive alpine.

Me hyrjen në Kinë të kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, turistët vendas pritet të përbëjnë shumicën e vizitorëve, shkruan BBC. Festa e akullit zgjat deri më 25 Shkurt 2021.






MË TË LEXUARAT

To Top