Skandali i publikuar mbrëmjen e 12 Janarit në emisionin “Stop” i sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi ka t ro nditur mbarë opinionin publik.
Ajo ishte hequr si infermiere dhe i mori një vajze 8 milionë lekë me pretendimin se kujdesej për nënën e saj të sëmurë Covid, e cila më pas fatkeqësisht ndërroi jetë.
Në emisionin “Stop” u publikuan mesazhet prekëse të vajzës dhe nënës së ndjerë, me të fundit që ankohej për shërbimin. Ajo shprehej se Tire Alldervishi i kishte larguar karrigen e ushqimit pasi një prej sanitareve e kishte me merak që t’i ndërronte pampersat. Po ashtu, vajza tregoi se nga të gjitha ushqimet që i dërgonte të ëmës, Tire Alldervishi i jepte vetëm supë.
Vajza e të ndjerës tregoi këtë të enjte në emisionin “Stop”, sesi mundi të bëjë paratë vetëm që e ëma t’ia dilte be tejës me sëmundjen. Ajo tregoi se si ka kërkuar borxh dhe në një moment të vështirë ka marrë në telefon çdo numër kontakti që kishte për ndihmë.
E reja foli edhe për pengun që i ka mbetur tani që njeriu më i shtrenjtë për të nuk jeton më.
“Atëherë vërtetë ishin shumë para. Kam kaluar një situatë shumë të vështirë. Isha e vetme duke pasur dy motra, një në Gjermani, një në Itali në pamundësi për të ardhur të më ndihmonin, duke dërguar pasi merrnin rrogat nga 200 Euro, 150 Euro. Të gjithë kushërinjtë që i kisha jashtë, i kam me mesazhe dhe u thosha ju lutem më ndihmoni sikur nga 20 mijë Lekë, 50 mijë Lekë. Më bëhet shuma e lekëve që më kërkohet që mami im t’ia dalë.
Kam kërkuar ndihmë në një moment isha shumë e ngarkuar, me vetëm 50 mijë lekë të vjetra në xhep dhe hap numrat e telefonit dhe në çdo numër që unë kisha, të njohur apo të panjohur u thosha ‘të lutem më ndihmoni, mami im po v d es, sadopak të keni më nxirrni nga kjo situatë’. Kam marrë shumë ndihmë. Kam bërë të pamundurën që mami im t’ia dalë. Kam lënë fëmijët e mi pa parë. Kaloja para shtëpisë kur lija punën dhe nuk kthehesha tek fëmijët vetëm që t’i qëndroja mamit pranë. Ndihmë kam pasur nga të gjithë njerëzit që mami im t’ia dalë, por nuk ishte e mundur me gjithë atë shumë lekësh që mori, ajo vetëm një supë hante nga Tirja që bënte shërbimin e saj”.