Lisa Kujofsa është një nga aktoret më të dashura të humorit shqiptar. Prej disa kohësh, ajo jeton në Itali dhe ka zgjedhur të jetë më afër publikut me anë të kanalit të saj në Youtube.
Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, Lisa foli për realizimin e programacionit të saj natën e Vitit të Ri, duke imituar shumë personazhe të njohur. Aktorja madje theksoi se me shumë prej tyre ka pasur kontakt.
“Më janë dashur 3-4 ditë për ta xhiruar dhe dy ditë montazh. Nuk e lash skenën për internetin. Unë e lash Shqipërinë për të thënë që jetoj këtu ku jam. Po për shkak të pandemisë zgjodha internetin.
Me Monikën patëm një ballafaqim në skenë dhe i përket një rrangu më të lartë dhe e priti shumë mirë. Ashtu edhe Aulona e Zhaklina, nuk kanë faj se edhe unë po të më imitonin nuk do ndihesha shumë mirë, po çtë themi jam aktore dhe nuk kanë ç’më imitojnë”, tha ajo.