Lajme

Mbani lotët nga kjo histori! Shqiptarja lë 3 fëmijët e vegjël pa bukë, i nxjerr në të ftohtë dhe vë dorë mbi ta: S’i dua kam probleme për vete





Pak ditë më parë, në numrin e kontaktit të emisionit Fiks Fare, 0693333313 erdhën disa video ku tre fëmijë të moshës 15, 12 dhe 11 vjeç, tregonin gjendjen e mjerueshme të banesës ku jetonin.

Ata qanin, dhe ankoheshin se nëna e tyre i keqtr ajt onte, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në njërën nga videot, nëna duket se g odet njërën nga vajzat, ndërsa në një tjetër nëna, urdhëron babain të mos e prekë miellin për të bërë petulla për fëmijët, pasi në të kundërt do të thërrasë po lic inë. Të a larm uar nga kjo gjendje, gazetarët e Fiksit u nisën menjëherë për ta ndjekur si rast.

Në banesën ku jetonin, kishte vetëm dy dhoma, ndërsa energjinë elektrike e merrnin nga komshinjtë. Banjo ishte jashtë banesës pa derë, dhe nuk kishin as ujë të ngrohtë për t’u larë. Ushqimi mungonte dhe fëmijët tregonin që nëna e tyre e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor i rrihte, i linte pa ngrënë dhe i nxirrte jashtë nga banesa në shi e në të ftohtë.

Gjendja e saj e rënduar shihet qartë dhe kuptohet kur shprehet se nuk do që fëmijët e saj të hanë kempin që ajo merr prej 100 mijë lekësh të vjetra. Ata ndihmoheshin nga një zonjë e cila jetonte aty pranë, që i jepte për të ngrënë dhe mundohej të kujdesej për ta. Ajo nuk pranoi të bëhej publike, por gjatë gjithë kohës lutej për ndihmë për këta fëmijë që ishin në mëshirë të fatit. Vajza e madhe, 15 vjeçe, tregon se babai nuk punon, ai mundohet të kujdeset për ta, por për shkak të papunësisë dhe të gjendjes në të cilën jetonin ai i është dor ëzuar alk oolit.





MË TË LEXUARAT

To Top