Në nëntor të 2020, modelja amerikane, Halima Aden njoftoi se do të largohej nga industria e modës pasi u detyrua të bënte, sipas saj, kompromise me besimin festar për shumë kohë.
23-vjeçarja, shkruante në një postim Instagram se pandemia e koronavirusit i kishte dhënë kohë të ndalet dhe të mendojë se cilat janë vlerat e saj si grua muslimane.
Së fundmi, Halima ka dhënë intervistën e parë që nga marrja e vendimit për të mos u shfaqur më në pasarelat e modës, duke dhënë detaje se përse hoqi dorë.
Në një intervistë për BBC News, Aden shpjegoi se jo vetëm që po bindjet e saj fetare po kompromentoheshin në momentin qe lejonte dizenjuesit të stilonin hixhabin e saj, por gjithashtu vuri re qe? edhe vajzat qe ndiqnin gjurmët e saj kishin vështirësi për ta bërë industrinë e modës të punonte me bindjet e tyre fetare.
“Këto vajza po ndjekin hapat e mia,”– u shpreh ajo, duke shpjeguar se ndiente presion për t’i mbrojtur ato.
“Shumë prej tyre janë të reja. Edhe në festat ku merrnin pjesë, gjithmonë më dukej vetja si një motër e madhe që kujdesesha për modelet me hixhab, pasi mund të ishin të rrethuara nga një grup burrash që i ndiqnin. Dhe kjo mua nuk më dukej mirë.” Krahas kësaj, Aden u ndje e zhgënjyer me anën filantropike të punës së saj, duke zgjedhur të largohej edhe si ambasadore e Unicef.