Moderatorja Arbana Osmani ka vendosur që këtë të premte t’u përgjigjet disa pyetjeve të fansave rrethe jetës personale, televizionit dhe për programet e saj.
Arbana ka treguar se nuk mendon që do e lërë ndonjëherë punën në televizion dhe e vetmja arsyeja do të ishte nëse nuk do të merrte të njëjtën kënaqësi si prej 20 vitesh.
E pyetur nëse e ndjek “Përputhen”, një nga emisionet më të komentuar së fundmi, Arbana është shprehur se për të është shumë i zhurmshëm, por i bëhet qejfi që lexon online dhe ka këtë sukses.
“Jo nuk e ndjek. Fallso. Shumë i zhurmshëm. Por lexoj për të online dhe më bëhet qejfi për suksesin”, shkruan Arbana.